Sport

Nisin hetimet për lidhjen e mundshme të koronavirusit me ndeshjen e Liverpoolit

Nisin hetimet për lidhjen e mundshme të koronavirusit me ndeshjen e Liverpoolit

Autoritetet e shëndetit publik do të hetojnë një lidhje të mundshme mes ndeshjes të Ligës së Kampionëve që u luajt në Liverpool dhe ngritjes së rasteve të prekura me koronavirus në qytet.

Kryetari i bashkisë, Joe Anderson, ka caktuar drejtorin e shëndetit publik të qytetit, Matthew Ashton, për të parë nëse ka ndonjë lidhje pas akuzave se një numër i vdekjeve nga koronavirusi ka ardhur shkaku i ndeshjes mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, që u zhvillua më 11 mars në stadiumin “Anfield Road”, transmeton KOHA shkrimin e The Guardian.