Sport

Sportistët shpresojnë, por MKRS-ja ende pa vendim për 5 milionët e pakos emergjente

Sportistët shpresojnë, por MKRS-ja ende pa vendim për 5 milionët e pakos emergjente

Është bërë gati një muaj prej se janë pezulluar aktivitetet sportive në vend. Nuk ka një datë se kur do të vazhdojnë garat sportive, ndërsa sportistët ka kohë që kanë filluar t’i ndiejnë pasojat e koronavirusit.

Një pjese të sportistëve u janë përgjysmuar pagat e shumë të tjerë nuk do të paguhen fare për periudhën pas 13 marsit, kur zyrtarisht janë pezulluar aktivitetet sportive në vend.