Sport

124 vjet më parë nisën Lojërat Olimpike moderne

124 vjet më parë nisën Lojërat Olimpike moderne

Të 241 garuesit nuk kanë mundur të paramendonin për historinë që po bënin kur u mblodhën në stadiumin “Panathenaic” në Athinë, për të shënuar hapjen e Lojërave Olimpike të vitit 1896 më 6 prill, shkruan “Yahoo! Sports”, transmeton Koha.net.

Edhe pamja e flakës olimpike ishte më tepër se gjysmë shekulli larg: e çështjet si terapia për të ulur nivelin e hormoneve, as që ishte në diskutim në atë kohë, pasi të gjithë garuesit ishin të gjinisë mashkullore.

Duke realizuar vizionin e Pierre de Coubertinit, në Lojërat e para Olimpike moderne ishin dhjetë sporte, ndonëse lundrimi u largua nga programi për shkak të mungesës së garuesve.