Sport

Pulev do të dhurojë gjysmën e pagesës së meçit me Joshuan për luftën ndaj koronavirusit

Pulev do të dhurojë gjysmën e pagesës së meçit me Joshuan për luftën ndaj koronavirusit

Boksieri bullgar Kubrat Pulev ka premtuar të dhurojë gjysmën e pagesës së tij nga dueli për tituj bote në peshën e rëndë me britanikun Anthony Joshua, për të ndihmuar luftën ndaj koronavirusit, shkruan Bild, transmeton Koha.net.

Pulev pritet të marrë rreth 4.6 milionë euro nga përballja me Joshuan, ndërsa 2.3 milionë do t’i dedikojë për bamirësi.