Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë në boks Skënder Kurti ka humbur jetën të dielën në moshën 61-vjeçare, shkaku i komplikimeve shëndetësore që pasuan pas infektimit me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga mediumet shqiptare.
Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi. Para disa ditëve ish-boksieri kishte pësuar vdekje klinike, por u kthye në jetë.
“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me iniciavlet S.K., i shtruar në spital prej 20 ditës, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.
Kurti vuante nga hipertensioni.