Sport

Rakitiqi drejt Atletico Madridit

Foto: Reuters

Ivan Rakitiq do të largohet nga Barcelona.

Mesfushori kroat, që ka humbur vendin e titullarit te katalunasit, do të shitet gjatë verës, transmeton KOHA.

Klubi i Barcelonës, për ta liruar lojtarin, kërkon rreth 20 milionë euro. Ekipi që po i prin garës për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit është Atletico Madridi.

Sipas “Marcas”, klubi madrilen ka nisur bisedimet me lojtarin dhe është i gatshëm ta ofrojë shumën e kërkuar.

Për Rakitiqin interesim ka shprehur edhe Manchester United.