Sport

Varane mbetet në Madrid

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e mbrojtësit Raphael Varane.

Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen llogarit në shërbimet e mbrojtësit dhe dëshiron ta mbajë në skuadër, transmeton KOHA.

Madje “Mbretërit” po planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën qendërmbrojtësit. Kontrata aktuale e Varanes skadon në vitin 2022.

Interesim për shërbimet e 26-vjeçarit ka shprehur Manchester City.