Sport

Flick do të drejtojë Bayernin deri në vitin 2023

Flick do të drejtojë Bayernin deri në vitin 2023

Klubi i madh gjerman i futbollit, Bayern, ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Hansi Flick.

Bayerni ka njoftuar se si rezultat i bisedave pozitive, kryetari Karl-Heinz Rummenigge, anëtari i bordit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq kanë arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me kryetrajnerin Flick deri më 30 qershor të vitit 2023.