Sport

Liverpooli pajtohet të lirojë Shaqirin për dëmshpërblim më të vogël

Foto: Reuters

Krerët e Liverpoolit janë pajtuar të lirojnë futbollistin ofensiv Xherdan Shaqiri për një dëmshpërblim më të vogël, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Fillimisht krerët e klubit anglez kërkuan mbi 30 milionë euro për Shaqirin, mirëpo tash janë të gatshëm të shesin reprezentuesin e Zvicrës për 20 milionë euro.

Roma mësohet se është duke kryesuar garën për transferimin e Shaqirit. Në garën janë edhe Galatasaray, Sevilla e CSKA Moska.

Shaqiri 28-vjeçar këtë stinor ka luajtur dhjetë ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar një gol. Ai ka pasur probleme të shumta me lëndime. Te Liverpooli gjendet që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Stoke City për 14.7 milionë euro. Shaqiri ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.