Sport

Zhegrova do të kthehet në Belgjikë

Foto:  Freshfocus

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova do të kthehet te klubi belg Genk, pasi Baseli nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar atë, shkruan “Basler Zeitung”, transmeton Koha.net.

Zhegrova i është bashkuar Baselit në formë huazimi në shkurt të vitit të kaluar. Baseli ka pasur opsionin për të bërë transferimin e tij të plotë për 3.5 milionë franga zvicerane (3.3 milionë euro). Por, ky opsion ka ekzistuar deri të martën. Baseli, duke marrë parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, ka vendosur të mos e transferojë Zhegrovën.

Zhegrova këtë stinor ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat për Baselin, duke realizuar dy gola e asistuar katër tjerë.