Sport

Anulohet miqësorja në Suedi pasi lojtarëve iu bë presion për kurdisje

Anulohet miqësorja në Suedi pasi lojtarëve iu bë presion për kurdisje

Një ndeshje miqësore në mes të dy ekipeve të kategorive të ulëta të Suedisë është anuluar të hënën pasi të paktën një bastore ka ofruar mundësinë për klientët e saj që të vënë baste për atë ndeshje.

Në Suedi, tubimet me më pak se 50 persona ende lejohen, ndërsa skuadra e kategorisë së shtatë, Eskilstuna FC dhe skuadra e kategorisë së tetë Nashulta GoIF, kanë shpresuar për një miqësore të hënën.