Sport

West Hami interesohet për sulmuesin e Barcelonës, Braithwaite

Descriptive Text

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite ka gjasa të transferohet te klubi i Premier Leagues së Anglisë, West Ham United, shkruan “The Sun”, transmeton Koha.net.

Braithwaite 28-vjeçar llogaritet tepricë te Barcelona. Ai iu bashkua Barcelonës si transferim emergjent nga Leganesi, pas lëndimeve afatgjate te Luis Suarezit e Ousmane Dembeles. Federata e Futbollit të Spanjës i dha leje Barcelonës të transferojë një lojtar jashtë afatit kalimtar.