Sport

Ecclestone pret që edicioni i Formula 1 të anulohet

Ish-udhëheqësi i Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk pret që edicioni aktual i F1 të fillojë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai ka thënë se tashmë do ta deklaronte edicionin e vitit 2020 si të përfunduar.

89-vjeçari nuk sheh mundësi që gara e çmimit të madh të Britanisë të mbahet në korrik.

“Çka do të bëja sot? Unë mendoj se duhet të përfundojmë bisedat për të pasur ndonjë garë këtë vit”, ka thënë Ecclestone për Reuters.

“Kjo është gjëja e vetme që mund të bëhet për të garantuar sigurinë e të gjithëve”.

Edicioni në Formula 1 nuk ka nisur ende dhe nuk ka datë se kur do të nis. Disa gara janë anuluar plotësisht e disa janë shtyrë për më vonë. Skuderitë janë pajtuar për një orar të ngjeshur, por ka nisur të ketë zëra për anulim të plotë të edicionit.