Sport

Dybala: Mezi merrja frymë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala po ndihet më mirë, pasi u diagnostikua me koronavirus. Dybala ka thënë se mezi merrte frymë kur iu shfaqën simptomat e koronavirusit.

Dybala po kalon ditët në shtëpinë e tij në Torino, së bashku me partneren, Oriana Sabatini. Ai ka thënë se ka pasur simptoma të mëdha dhe se ditët e kaluara nuk ishin të lehta.

“Kam pasur simptoma të mëdha, por sot ndihem shumë më mirë”, ka thënë Dybala për faqen zyrtare të Juventusit.

“Tani mund të lëviz më mirë, mund të ec dhe po mundohem të ushtrojë. Një kohë mezi merrja frymë, nuk kam mundur të bëjë asgjë pas pesë minutave. Kisha dhembje të muskujve. Për fat të mirë Oriana dhe unë jemi më mirë tani”, ka shtuar Dybala.

Lojtarë të disa skuadrave të Serie A janë prekur nga koronavirusi.