Nouri kishte aprovuar kalimin e De Jongut te Barcelona

Nouri kishte aprovuar kalimin e De Jongut te Barcelona

26 March 2020 23:07

Frenkie de Jong ka treguar se si ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Abdelhak Nouri ka përdoruar aftësitë e tij të limituara të komunikimit për të dhënë miratimin e tij për një kalim të De Jongut te Barcelona.

Të enjten është bërë e ditur se Nouri është zgjuar nga koma në të cilin ishte prej korrikut të vitit 2017.

Reprezentuesi i Holandës, De Jong, i është bashkuar gjigantit të La Ligas në qershor të vitit të kaluar. Ai u transferuar nga Ajaxi, ndërsa menjëherë u stabilizua në mesfushën e Barcelonës.

De Jong ka thënë se Nouri më herët e kishte bindur të kalonte te Ajaxi nga Willem II. Ata dy kanë luajtur së bashku për U-19 të Holandës. Ylli holandez mori aprovimin e bashkëlojtarit të dikurshëm edhe për kalim te Barcelona.

“Fillova të kisha dyshime. Më pas e vizitova Nourin dhe nëna e Nourit erdhi dhe e pyeti atë: Ku duhet të shkoj Frenkie? Ajo përmendi emrat e ekipeve dhe tha: A duhet të shkoj te Barcelona? Më pas Nouri sinjalizoi me vetullat e tij se pajtohet. Ishte një moment shumë i mirë për mua dhe për familjen”, ka treguar Frenkie de Jong.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme