Sport

Nadali u bën thirrje sportistëve spanjollë që të mbledhin 11 milionë euro

Nadali u bën thirrje sportistëve spanjollë që të mbledhin 11 milionë euro

Ylli i tenisit, Rafael Nadal u ka bërë thirrje sportistëve të Spanjës që të ndihmojnë të mblidhen 11 milionë euro për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Spanja është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi. 56 mijë persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa parlamenti ka votuar për të vazhduar mbylljen e vendit të paktën deri më 12 prill, pasi numri i të vdekurve arriti në 4000 të enjten.