Sport

Shtyhet edhe gara e Shpërblimit të Madh të Spanjës në MotoGP

Shtyhet edhe gara e Shpërblimit të Madh të Spanjës në MotoGP

Gara e Shpërblimit të Madh të Spanjës është bërë gara e pestë e stinorit në MotoGP që është shtyrë shkaku i koronavirusit, shkruan Marca, transmeton Koha.net.

Gara në Jerez ishte llogaritur si garë hapëse e stinorit në MotoGP pas anulimit të garës në Katar. Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 3 maj.

Po ashtu janë shtyrë edhe garat në Tajlandë, SHBA dhe Argjentinë.

Organizatorët kanë thënë se një datë e re nuk mund të konfirmohet derisa situata e krijuar nga koronavirusi nuk bëhet më e qartë. Është bërë e ditur se një kalendar i rishikuar do të publikohet së shpejti.