Sport

Lojtarët e Barcelonës pajtohen për një ulje page prej 30 për qind

Foto: Reuters

Lojtarët e Barcelonës janë pajtuar për një ulje page prej 30 për qind deri në fund të stinorit, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Ka pasur mosmarrëveshje mes klubit dhe lojtarëve për reduktimin e pagave gjatë kësaj kohe të pandemisë. Klubi i kishte kërkuar lojtarëve një ulje prej 70 për qind gjatë kësaj periudhe të pezullimit të ndeshjeve.

Mirëpo, lojtarët e Barcelonës janë pajtuar me opsionin tjetër, një ulje prej 30 për qind deri në fund të stinorit.

Këtë pasdite bordi i drejtorëve të Barcelonës do të ketë një video-konferencë për të folur për këtë çështje, që do të prek si skuadrën e parë, ashtu edhe Barcelonën B, skuadrën e femrave, skuadrën e të rinjve dhe po ashtu ekipet e basketbollit, hendbollit e hokejit.