Sport

Hazard pranon se stinori i tij i parë te Reali ka qenë i keq

Hazard pranon se stinori i tij i parë te Reali ka qenë i keq

Futbollisti ofensiv belg Eden Hazard e pranon se stinori i tij i parë te Real Madridi nuk ka qenë i mirë.

Hazard u transferua te Reali nga Chelsea verën e vitit të kaluar për 100 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 150 milionë. Mirëpo, belgu ka pasur një periudhë të vështirë në Spanjë, duke pësuar lëndime rresht.

Po ashtu ishte vënë në diskutim përgatitja fizike e tij pasi ai iu bashkua klubit madrilen në fazën parasezonale në mbipeshë.