Sport

Bayerni ofroi Alaban në shkëmbin për Sanen

Bayern Muencheni ka biseduar me Manchester Cityn për mundësinë e shkëmbimit të David Alabas me Leroy Sanen, shkruan “Bild”, transmeton Koha.net.

Gjiganti gjerman është duke insistuar në transferimin e sulmuesit anësor dhe ka ofruar mbrojtësin anësor austriak David Alaba në shkëmbim.

Mirëpo, Alaba nuk ka pëlqyer idenë e kalimit në Angli, pasi për të po interesohen gjigantët spanjollë Real Madrid e Barcelona.