Bonucci: Ishin ditë të vështira Foto: Reuters

Bonucci: Ishin ditë të vështira

25 March 2020 18:01

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka pranuar se këto ditë kanë qenë të vështira, por konfirmon se izolimi ka mbaruar për anëtarët e klubit që nuk kanë shfaqur simptome të koronavirusit.

Skuadra e Juventusit ka qenë në karantinë në dy javët e fundit pasi mbrojtësi Daniele Rugani është bërë lojtari i parë i Serie A që ka testuar pozitiv me COVID-19.

Që nga atëherë kanë rezultuar pozitiv edhe Blaise Matuidi e Paulo Dybala, por Bonucci është i bindur se më e keqja ka mbaruar te klubi torinez.

“Unë jam mirë, por këto ditë kanë qenë të vështira. Vetizolimi ka mbaruar sot. Nuk kam shfaqur simptome dhe isha me fat”, ka thënë Bonucci për “Juventus TV”, transmeton Koha.net. “Me fëmijët e mi dhe bashkëshorten në shtëpi, këto ditë kanë qenë plot ngjarje dhe nuk kanë qenë të mërzitshme. Kam luajtur në oborr me djalin tim Lorenzon siç luanim dikur. Këto janë gjëra që i sheh më pak tash, kështu që më ka prekur. Kemi vendosur që të luajmë ashtu një herë në ditë. Çdo mëngjes kam marrë një mesazh me ushtrimet që duhet të bëjmë. Unë zakonisht stërvitem rreth orës 3 pasdite, së pari ushtrime me biçikletë statike, më pas pompa e ushtrime tjera. Jam me fat që e kam oborrin pak më të madh dhe mund të bëjë vrapime”.

Bonucci po pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme