Sport

Mbretërimi pesëvjeçar i Majlindës në skenën olimpike

Mbretërimi pesëvjeçar i Majlindës në skenën olimpike

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi arriti suksesin më të madh të mundshëm në sport.

Në palestrën “Carioca Arena 2” në Rio de Janeiro të Brazilit, xhudistja pejane fitoi medaljen e artë olimpike. Ishte e pandalshme në kategorinë deri 52 kilogramë. Në gjysmëfinale kishte mposhtur japonezen Misato Nakamura, ndërsa në finale italianen Odette Giuffrida, raporton Koha.net.