Sulmuesit të Milanit, Rafael Leao i është kërkuar t’i paguajë 16.5 milionë euro kompensim ish-klubit të tij Sportingut të Lisbonës, njofton “O Jogo” të enjten, transmeton Koha.net.
Leao u lirua nga kontrata e tij me Sportingun e Lisbonës, nga akademia e të cilit klubi doli, për t’iu bashkuar Lilles në verën e vitit 2018.
Sulmuesi i ri kishte vendosur të largohet nga Lisbona pasi një grup i tifozëve të Sportingut kishin hyrë në qendrën stërvitore të klubit dhe kishin sulmuar lojtarët. Sportingu e ka kundërshtuar vendimin e lojtarëve për të shkëputur kontratat.
Sipas gazetës portugeze sulmuesi portugez Leao duhet t’i paguajë kompensim ish-klubit, ndonëse ai u transferua në verën e vitit të kaluar te Milani nga Lille për 23 milionë euro.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka marrë vendim se Leao duhet të kompensojë ish-punëdhënësin.
Leao ka realizuar dy gola në Serie A këtë stinor, ndërsa ka luajtur 21 ndeshje. Kontrata e tij me Milanin skadon në verën e vitit 2024.