Paderborni ka konfirmuar se mbrojtësi i saj, Luca Kilian ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ky është rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në Bundesligë, transmeton Koha.net.
“Shëndeti i lojtarëve dhe punëtorëve tanë vazhdon të jetë top prioriteti ynë”, ka thënë drejtori sportivi Paderbonit, Martin Przondziono.
Klubi ka thënë se ka ndërmarrë tëgjitha masat e duhura me anëtarët e tjerët e klubit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kujtojmë se pjesë e Paderbornit është edhe mesfushori shqiptar Klaus Gjasula.
