Klubi anglez Evertoni ka konfirmuar se ekipi i parë dhe stafi i trajnerëve janë vetizoluar për një periudhë, pas këshillave mjekësore për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Hapi është marrë pasi një futbollist ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ka njoftuar klubi, duke mos treguar se për cilin lojtar bëhet fjalë.
Pos Evertonit më herët në vetizolim janë futur edhe disa klube të tjera, përfshirë Arsenalin e Chelsean të cilat kanë konfirmuar se trajneri Mikel Arteta dhe sulmuesi Hudson-Odoi kanë rezultuar pozitivë.
-
13 mars 2020 11:36
-
Shpërndaje në: