Bosnjë-Hercegovina ka bërë kërkesë te Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA0 që të shtyjë ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Euro 2020 kundër Irlandës së Veriut, që është paraparë ta organizojë më 26 mars.
Ndeshja ishte paraparë të luhet në Zenicë pa prani të shikuesve, për shkak të koronavirusit, por Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës ka kërkuar që ndeshja të shtyhet.
Shitja e biletave ishte pezulluar, por deri 900 tifozë të Irlandës së Veriut kanë bërë plane për të udhëtuar.
Fituesi i duelit BeH – Irlandë e Veriut në finale për një biletë në “Euro 2020” do të përballet me fituesin e duelit Sllovaki – Republikë e Irlandës.