Sport

FBK-ja udhëzon klubet si duhet të veprojnë pas vendimit të Qeverisë

Foto: FBK

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar klubet se në të gjitha rangjet do të aplikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndeshjet të luhen pa tifozë.

Federata në një njoftim u ka treguar se në palestër i lejohet qëndrimi pos lojtarëve, shtabeve teknike edhe zyrtarët të klubeve, numri i të cilëve nuk mund të jetë më i madh se 15 për secilin klub.

Po ashtu do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët e FBK-së, përfshirë këtu gjyqtarët dhe vëzhguesin, numri i tyre nuk guxon të jetë më i madh se 10 në një ndeshje basketbolli.

Ndërkohë është njoftuar se pjesëtarët e mediave, pos partnerit medial të FBK-së, duhet të marrin leje për të përcjellë ngjarjen nga palestra nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në palestër do të jenë prezent edhe policia e Kosovës, e po ashtu në ndeshje të Superligës ka edhe sigurim privat.