Sport

Brescia kërkon 55 milionë euro për Tonalin

Brescia kërkon 55 milionë euro për të liruar mesfushorin Sandro Tonali, njofton “Calciomercato” të hënën, transmeton Koha.net.

Interi dhe Juventusi po insistojnë për sulmuesin 19-vjeçar. Po ashtu po ka interesim edhe nga klube tjera të mëdha.

Tonali ka shënuar një gol dhe asistuar pesë tjerë në 23 ndeshje në Serie A me Brescian.

Kontrata e Tonalit me Brescian skadon në verën e vitit 2021. Tonali i ka luajtur tre ndeshje me Italinë.