Sport

11-vjeçarja nga Siria kualifikohet në Lojërat Olimpike

Një pingpongiste 11-vjeçare nga Siria pritet të bëhet sportistja më e re që do të garojë në Olimpiadën e këtij viti.

Hend Zaza është kualifikuar për Lojërat Olimpike në Tokio, pasi fitoi javën e kaluar turneun kualifikues olimpik të Azisë Perëndimore në Jordani.

Zaza, që është e lindur në vitin 2009 dhe ishte e ranguar e 155-ta në botë kur nisi turneu, siguroi normën kur e mposhti 42-vjeçaren nga Libani, Mariana Sahakian për titull në konkurrencë të femrave. 11-vjeçarja fitoi me rezultatin 4:3.

Ali Alkhadrawi i Arabisë Saudite ka fituar titullin në konkurrencë të meshkujve për të siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën në Tokio, që mbahet në verë.

Zaza do të bëhet sportistja e pestë më e re në histori të Lojërave Olimpike dhe më e reja që nga Beatrice Hustiu që garoj në vitin 1968.

Asnjë sportist nga Siria nuk ka garuar deri më tani në pingpong në Lojëra Olimpike, që nuk ka minimum të moshës së paraparë.