Sport

Drenica mposht Flamurtarin, largohet nga zona e rrezikshme

Foto: KF Drenica

Drenica ka mposhtur Flamurtarin të enjten në shtëpi me rezultatin 3:1, në derbin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Alban Shillova (14’, 42’) realizoi dy gola për Drenicën, ndërsa Hasan Hyseni (70’) shënoi golin e tretë.

Për Flamurtarin golin e vetëm e shënoi Veton Kabashi (16’).

Drenica me fitoren e shënuar është larguar nga zona e rrezikshme. Mban vendin e shtatë me 27 pikë pas 21 ndeshjeve. Flamurtari ndërkohë ka rënë në vendin e nëntë me 25 pikë, vend ku që largon nga elita.

Të enjten Vushtrria ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej dy golave dhe të nxjerrë një pikë në shtëpi ndaj Dukagjinit. Ndeshja përfundoi 3:3.

Salinas (18’), Sie (73’) dhe Bler Istrefi (90+5’) shënuan golat për Vushtrrinë, ndërsa për Dukagjinin shënuan Laurant Mulaku (9’, 44’) dhe Granit Elezaj (63’).

Vushtrria zë vendin e 11-të me 16 pikë, ndërsa Dukagjini gjendet në të 12-in dhe të fundit me 10 pikë.

Image