Sport

Bacca në plane të Atlanta Unitedit

 

Sulmuesi kolumbian i Villarrealit, Carlos Bacca është duke u kërkuar nga klubi amerikan i ligës MLS, Atlanta United, shkruan gazeta “Marca” të enjten, transmeton Koha.net.

Klubi amerikan dëshiron që 33-vjeçari të zëvendësojë Josef Martinezin. Martinez ka këputur ligamentet e gjurit gjatë fitores 2:1 ndaj Nashvillet të dielën. Bacca ka shënuar katër gola në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor me Villarrealin.

Kontrata e Baccas 33-vjeçar me Villarrealin skadon në verën e vitit 2022.