Erling Haaland tashmë vlerësohet prej sulmuesve më të rrezikshëm në botën e futbollit, falë golave të shumtë që po i shënon.
Derisa supertalenti norvegjez vazhdon të pushtojë ballinat, kushëriri i tij 16-vjeçar dëshmon që talenti ekziston në familjen e Haalandit.
Albert Braut Tjaaland po del ngadalë në skenë. Ai së fundi bëri debutimin për ekipin e parë të klubit norvegjez Bryne, ku Halland kishte luajtur më parë.
“Ishte ëndërr e imja që të luaj për ekipin e parë. Nuk kam pritur që të debutojë kaq herët, më pak se një muaj pasi i kam mbushur 16 vjet”, ka thënë Tjaaland.
Haaland dhe Tjaaland kanë disa të përbashkëta, kanë raportuar mediat në Norvegji. Haaland ishte 15-vjeçar kur debutoi te Brune. Katër vjet më vonë ai po shënon thuajse rregullisht. Haaland luan te Borussia Dortmundi, ndërsa po shkëlqen në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.
Norvegjia vetëm po konfirmohet si vend që beson shumë në lojtarët e rinj.