Të martën është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.
Në konkurrencë të meshkujve në çerekfinale do të ballafaqohen Vëllaznimi – Trepça, Vushtrria – Kastrioti, Besa Famgas – Zhegra dhe Prishtina – Drenica.
Ndërkohë në konkurrencë të femrave do të përballen Kastrioti – Shqiponja, Istogu – Drita, Vushtrria – Ferizaj dhe Vëllaznimi – Prishtina.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 e 12 mars.