Sport

Aston Villa dhe Inter Miami interesohen për Sturridgen

Aston Villa dhe Inter Miami kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anglez Daniel Sturridge, shkruan “The Sun” të martën, transmeton Koha.net.

Sturridge është lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë bashkëpunimin me Trabzonsporin të hënën. Sturridge është suspenduar deri në qershor, pas thyerjes së rregulloreve për bastvënie. Mirëpo, ai do të jetë i lirë t’i bashkohet një skuadre të re në fillim të stinorit 2020-21.

Sturridge te Trabzonspor u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin.