Sport

Juventusi heq dorë nga transferimi i Allanit

Juventusi heq dorë nga transferimi i Allanit

Juventusi ka hequr dorë nga plani për të transferuar mesfushorin e Napolit, Allan, njofton “Calciomercato” të hënën.

Juventusi tentoi të transferonte Allanin 29-vjeçar në afatin kalimtar të janarit. Por, krerët e klubit torinez nuk pranuan të paguajnë 40 milionë euro sa kërkoi Napoli për Allanin.