Sport

Drita vazhdon me fitore, del sërish në vend të parë

Drita vazhdon me fitore, del sërish në vend të parë

Një pjesëlojë e furishme i ka mjaftuar Dritës për të vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Të premten në Gjilan, Drita fitoi 4:1 ndaj Drenicës, në ndeshjen e parë të javës së 20-të të kampionatit të Kosovës. Me këtë fitore Drita ka dalë në vend të parë me 40 pikë, sa i ka edhe Ballkani. Ballkani të shtunën (nesër) luan në udhëtim ndaj Prishtinës, në derbin e xhiros.