Sport

Grillitsch drejt Premier Leagues

Descriptive Text

Mesfushori i Hoffenheimit, Florian Grillitsch do të largohet nga ekipi gjerman në fund të këtij edicioni për të vazhduar karrierën në Angli.

Gazeta gjermane “Bild” të enjten ka raportuar se interesim për 24-vjeçarin tashmë kanë shprehur Arsenali, Southamptoni e Newcastle. Grillitsch ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro dhe te Hoffenheimi tashmë janë pajtuar me largimin e tij në verë.

Grillitsch këtë edicion ka një gol e tri asistime në 24 paraqitje për Hoffenheimin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2022 kurse karrierë në Bundesligë ka bërë edhe te Werder Bremeni.

Grillitsch ka edhe 15 paraqitje e një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Austrisë.