Chelsea ofron Kepan dhe 30 milionë euro për Oblakun

Chelsea ofron Kepan dhe 30 milionë euro për Oblakun

25 February 2020 16:51

Chelsea planifikon të ofrojë portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga dhe 30 milionë euro për transferimin e portierit slloven të Atletico Madridit, Jan Oblak, njofton “El Chiringuito” të martën, transmeton Koha.net.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard po planifikon të sjellë një portier të ri, pasi nuk është i kënaqur me performancën e Kepas.

Oblak shihet si përforcim ideal. Krerët e Chelseat po ofrojnë Kepan dhe 30 milionë euro për të bindur Atleticon të shes Oblakun.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme