Sport

Edhe një medalje për skitarët kosovarë në Turqi

Skitarja Lirika Deva ka fituar edhe një medalje në garën ndërkombëtare të mbajtur në Uludag të Turqisë, është njoftuar nga Federata Skitare e Kosovës të martën, transmeton Koha.net.

Deva në garën e sllallomit të madh në skijim alpin për grupmoshën U-14 doli në vend të dytë të martën.
Në grupmoshën deri 16 vjet, Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata e Etna Nura e teta. Ndërkohë në konkurrencë të meshkujve në U-16, Dren Spahiu përfundoi i teti.

Të hënën Deva fitoi medaljen e artë në sllallom, ndërsa Elena Hoxha medaljen e bronztë.