Sport

Michael Jordan qanë gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore për Kobe Bryantin

Michael Jordan qanë gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore për Kobe Bryantin

Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka qarë derisa ka shprehur respekt për “vëllain” e tij, Kobe Bryant, në ceremoninë në nderim të tij, të hënën.

“Në lojën e basketbollit, në jetë, si prindër, Kobe nuk ka kursyer asgjë”, ka thënë Jordan që ka folur në Staples Center të Los Angelesit. “Ai i ka lënë të gjitha në parket”.