Shqipëria ka shënuar të dielën fitoren e parë në para-kualifikime për Botërorin 2023 të basketbollit.
Shqipëria në Durrës triumfoi 71:64 ndaj Qipros, në ndeshjen e Grupit A.
Dallas Moore me 20 pikë ishte më efikasi te Shqipëria, ndërsa 18 pikë i shënoi Celis Taflaj.
Shqipëri në ndeshjen e parë të enjten pësoi 70:62 në Lisbonë nga Portugalia.