Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të kërkuar në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar është duke kaluar në formë fantastike këtë sezon te Hellas Verona, duke tërhequr interesimin e skuadrave të njohura evropiane, transmeton KTV.
Së fundi, sipas mediave italiane, Interi ia ka bërë një propozim Veronas, në lidhje me Kumbullën.
Zikaltrit thuhet se ia kanë ofruar Veronas shërbimet e dy futbollistëve Bastoni dhe Espositos, për t’i siguruar shërbimet e Kumbullës.
Për 20-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Lazio, Napoli dhe Fiorentina.
-
21 shkurt 2020 22:24
-
Shpërndaje në: