Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, është futur në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Lille, brazilianit Gabriel. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Bëhet e ditur se Leicesteri është i gatshëm që për transferimin e 22-vjeçarit në fund të këtij edicioni, të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro.
Gabriel këtë edicion është i pazëvendësueshëm te Lille, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka 31 paraqitje në të gjitha garat kurse po kërkohet edhe nga Arsenali e Evertoni.