Sport

Messi: Lautaro fantastik për Barcelonën

Messi: Lautaro fantastik për Barcelonën

Lionel Messi ka pasur lëvdata të mëdha për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez dhe beson se Luis Suarez do ta ndihmonte shumë për t’u ambientuar te Barcelona dhe në La Liga.

Argjentinasi, që është duke kaluar në një formë të shkëlqyer tek Interi, është lidhur me një kalim te Barcelona, veçanërisht pas golit të tij në Camp Nou në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.