Sport

Matuidi pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Mesfushori Blaise Matuidi po pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin, ka shkruar “Calciomercato” të mërkurën.

Reprezentuesi i Francës ka kontratë me Juventusin deri në verën e këtij viti dhe është duke u kërkuar nga disa klube evropiane. Mirëpo, ai po pritet të vazhdojë kontratën me klubin kampion të Italisë. Matuidi 32-vjeçar ka luajtur 21 ndeshje këtë stinor dhe ka asistuar dy herë.