Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ka qenë më i shpejti në ditën e para të testimeve para-sezonale në Spanjë.
Hamilton dhe kolegu i tij te Mercedesi, Valtteri Bottas kanë përfunduar ditën me dy kohët më të shpejta.
Hamilton regjistroi kohë 1:16.976 minuta, ndërsa finlandezi Bottas 1:17:313 minuta.
Pas tyre ishte Sergio Perez i Racing Point. Kohën e katërt më të shpejt e regjistroi Max Verstappen i Red Bullit.
Hamilton po synon këtë vit që të barazojë rekordin e Michael Schumacherit për tituj të fituar në Formula 1. Schumacher ka shtatë tituj të fituar, ndërsa Hamilton një më pak.