Arsenali, Evertoni e Leicester City janë në mesin e klubeve që po interesohen për transferimin e sulmuesit të Gentit, Jonathan David, bën të ditur “Jeunes Footeux” të mërkurën.
David 20-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion, duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Lyoni ishte pranë transferimit të tij në afatin kalimtar të janarit dhe me gjasë do të tentojë edhe në verë. Po ashtu edhe RB Leipzig, Napoli e Lazio janë duke e përcjellë Davidin.