Klopp: Mirë se vini në Anfield, nuk ka përfunduar ende

Klopp: Mirë se vini në Anfield, nuk ka përfunduar ende

18 February 2020 23:52

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, beson se skuadra e tij do të përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit. Atletico të martën fitoi 1:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ishte saktësisht ajo që është dashur të ishte, por ja që ndodhi. Ishte lufta që kemi pritur dhe atmosfera që e kemi pritur. Por mua më pëlqyen shumë gjëra në lojën tonë. Është vetëm 1:0 pas pjesës së parë dhe pjesën e dytë e luajmë në stadiumin tonë”, ka thënë Klopp për BT Sport.

“Kemi dështuar në repartin ofenziv. Atletico është mbrojtur me të gjithë lojtarët. Mbrojtja në zonë e Atleticos ishte e jashtëzakonshme. Por nuk ka përfunduar ende. Mirë se vini në Anfield”, ka shtuar Klopp.

Lojtari më i mirë i ndeshjes Atletico – Liverpool është zgjedhur Renan Lodi.

“Kjo fitore është rezultat i punës së madhe dhe besimit të vazhdueshëm. Ne kemi vazhduar të punojmë, ndonëse askush nuk ka besuar te ne. Jemi kritikuar shumë, por për fat ia kam dalë të ndihmojë skuadrën për të fituar”, ka thënë golashënuesi i vetëm, Saul Niguez.

“Për tetë vite sa jam këtu nuk kam parë tifozërinë të jetë e tillë gjatë tërë ndeshjes. Ishte vërtetë emocionale. Kur punon si ekip, mund t’i realizosh të gjitha”, ka thënë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme