Van Dijk: Kemi edhe 90 minuta për të përmirësuar gjërat Foto: Reuters

Van Dijk: Kemi edhe 90 minuta për të përmirësuar gjërat

18 February 2020 23:18

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është shprehur optimist se kampioni aktual do të kalojë Atletico Madridin në një tetën e finales të Ligës së Kampionëve. Atletico fitoi 1:0 të martën në Madrid, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 11 mars në Angli.

“Kemi pranuar golin pas një korneri. Ishte rasti i parë i Atleticos, madje nuk ishte as rast. Ishte mungesë fati”, ka thën Van Dijk për BT Sport.

“Mesazhi pas pjesës së parë ishte që të vazhdojmë të luajmë. E kemi pasur topin në shumicën e kohës, por për fat të keq nuk kemi mundur të krijojmë raste të mira. Ne ende kemi 90 minuta për të përmirësuar gjërat. Kjo është mënyra se si luan Atletico. Është futboll spanjoll dhe ju duhet të adaptoheni. Ne e kemi ditur këtë dhe mendoj se ia kemi dalur goxha mirë”, ka thënë Van Dijk.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme