Fitore të reja për përfaqësueset e Kosovës në Itali

Fitore të reja për përfaqësueset e Kosovës në Itali

18 February 2020 20:33

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi” që po mbahet në Itali. Sipas FFK-së, Kosova ka fituar ndaj Greqisë me rezultatin 1:0, të martën.

Kosova U-19 kishte fituar edhe ndeshjen e parë të luajtur të hënën. Ndaj Greqisë, golin e fitores e ka shënuar Venhar Hyseni në minutën e 20-të. Të enjten futbollistët e rinjë kosovarë takohen me skuadrën e Lazios.

Në një turne tjetër në Itali po luan përfaqësuesja e femrave, e përbërë nga lojtare të grupmoshave U-16, U-19 e U-23. FFK-ja ka njoftuar se Kosova ka mposhtur Lazion C me rezultatin e thellë, 8:0. Futbollistet po marrin pjesë në turneun “Il Calcio E’Rosa".

Të hënën futbollistet e reja fituan 3:0 ndaj Bolzanos.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme